Koordinatori Hoti shpërndan libra për 266 nxënës fitues të garës komunale

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka bërë shpërndarjen  e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në Komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i shkollës “Qamil Batalli”, që njihet si shkolla “Model”, gjatë kësaj ceremonie, falëndero stafin e shkollës por edhe prindërit për arritjen e këtij rezultati.

“Prindërit kanë meritën për ju fëmijë. Jam nikoqir i shkollës, të përcaktuar nga koordinatori Hoti dhe që të mbahet ky event. Pas pak do të fillojë edhe shpërndarja e librave nga Kordinatori Hoti për nxënësit dhe në këtë rast po promovohet leximi dhe të lexuarit. Besoj se këta fëmijë do ti lexojnë këta libra që do të ju ndihmojnë për një të ardhmen e tyre”, tha ai.

Koordinatori për Kulturë Rini dhe Sport Rexhep Hoti tha se këto rezultate pozitive janë falë punës së mësimdhënësve, pridnërve por edhe fëmijëve.

Ai tha se ka qenë një garë interesante dhe se janë ndarë të kënaqur me këtë proces.

 “Ne sot kemi sjellë para jush, libra falë punës tuaj. Ju keni dëgjuar se kemi shumë probleme ne arsim por arsimi për ne ka qenë shtylla kryesore. E kemi përdor arsimin për shtetësi, liri. Arsimi ka qene rrënja kryesore, sepse e gjitha Kosova ka mungesë ne formimin e dijes, dhe arsimi nuk është problem i mësuesve të paditur por nuk e kemi marre seriozisht”.

 “Ne kemi qenë pjesëmarrës në këto gara, kanë qenë interesante dhe fëmijët janë ndarë të kënaqur me teste. Pas pak do të filloje shpërndarja nga koordinatori   me buxhetin nga taksat tona që po shkojnë në të mirë të nxënësve. Besoj që këta fëmije që kanë dalë me rezultate të mira do ti lexojnë këto libra”, tha ai

E krejt në fund koordinatori Hoti u kujdes për shpërndarja e librave për 266 nxënës për nivel komunal, klasa e parë 1-2.

Klasa e 3, 9

Klasa e 4 – 8 fitues

Klasa e 5 i ka 7 fitues

Klasa 6 i ka dhjete fitues

Klas e 7 i ka 18 fitues

Klasa e 8 i ka 13

Klas e 9 i ka 12

Klasa e 10 i ka dhjete fitues

 Klasa e 11 i ka dhjete fitues dhe e 12 ta i ka 9 fitues.

Të ngjashme