Korea Veriore i dorëzon mbetjet e ushtarëve amerikanë

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:34 | Nga

Koreja e Veriut i ktheu mbetjet që besohet se u përkasin ushtarëve amerikanë, të vrarë gjatë Luftës së Koresë, më 1950-1953.

Ushtarët formuan një roje nderi, derisa avioni që mbante mbetjet ateroi në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut.

Të afërmit kanë pritur me vite për të marrë eshtrat e të dashurve të tyre.

Për dorëzimin e tyre është rënë dakord gjatë takimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me liderin verikorean, Kim Jong Un, në muajin qershor.

Këtë herë besohet se janë kthyer 55 ushtarë, por eshtrat e tyre do të duhet të testohen për të siguruar se ato janë me të vërtetë të ushtarëve të vrarë amerikanë, thanë autoritetet.

Në samitin në Singapor, Trump dhe Kim janë zotuar se do të punojnë edhe për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk janë dhënë detaje se kur Phenjani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme