Koronavirusi godet bursat botërore, investitorët i shqetësohen pasojave ekonomike

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Investitorët në të gjithë botën janë tronditur nga përhapja e shpejtë e virusit në Kinë dhe bursat janë hapur në rënie të mprehtë në nisje të javës.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar rastin e pestë dhe virusi është identifikuar në Singapor, Korenë e Jugut, Australi, Kanada, Francë, Japoni, Malajzi dhe Vietnam.

Indeksi evropian Stoxx 600 ra me 1.7 për qind në nisje të tregtisë, ndërsa kontratat futures për hapjen e tregtisë amerikane ranë me 400 pikë.

“Tregjet botërore të aksioneve ishin nën presion në fillim të kësaj jave, ndërkohë që rritet frika për përhapjen e epidemisë së coronavirusit në Kinë”, tha Neil Wilson, analist në platëformën Markets.

Ndërkohë që shumica e tregjeve në Azi kanë qëndruar të mbyllura për Vitin e Ri kinez, indeksi Nikkei i Japonisë ra me më shumë se 2 për qind dhe Topix humbi 1.6 për qind. Mospranimi i rrezikut vjen si pasojë e shqetësimeve mbi një goditje ekonomike nga virusi, ndërkohë që ekspertët rikujtojnë ndikimin e SARS në vitin 2003.

Analistët thonë se ekonomia kineze do të pësojë një goditje në afat-shkurtër dhe një rënie në Produktin e Brendshëm Bruto me 1 për qind në gjysmën e parë të 2020.

Ndërkohë që epidemia SARS zgjati tre deri katër muaj dhe virusi i ri po përhapet shpejtë, është shumë herët për të parashikuar një kohëzgjatje. Aktivet e mbrojtura nga rreziku pësuan rritje në nisje të javës.

Ari u rrit me rreth 1 për qind në 1,582 dollarë për onz, ndërsa jeni japonez u rrit në 109 kundër dollarit. Franga zvicerane ishte gjithashtu një nga valutat me performancën më të mirë. Interesat e borxhit qeveritar pësuan rënie, ndërkohë që yieldi i titujve 10-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara ra në 1.62 për qind dhe yieldi i bundeve 10-vjeçarë në Gjermani zbriti në 0.35 për qind. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme