Kosova dhe Kuvajti me marrëveshje për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, ka marrë pjesë në diskutimin virtual të sesionit të 75-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili këtë vit, për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur online.

Në kuadër të këtij sesioni, Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisedë frytdhënëse me homologun kuvajtian Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

“Në margjina të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale, bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.”, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se me ministrin Al-Sabah, është dakorduar për thëllim të bashkëpunimit sidomos në fushën e sigurisê.

Me theks të veqantë Haradinaj-Stublla ka përmendur arritjen e një marrëveshje që do të mundësonte vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.

“Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundëson bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.”, është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme