Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje në fushën e sigurimit të depozitave

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 11:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi i Sigurimit të Depozitave nënshkroi marrëveshje me Fondin e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u cilësua si një vazhdim i bashkëpunimit mes dy shteteve për të ofruar siguri qytetarëve të dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Shkendije Himaj- Zekaj, kryesuese e Bordit Menaxhues të FSDK-së, tha se kjo marrëveshje shënon fillimin e një avancimi të ri të bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Këtë vit kemi kënaqësinë të ndajmë me ju shënimin e avancimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Agjencinë e Sigurimit te Depozitave të Shqipërisë. Do të doja të theksoja rëndësinë e veçantë që një bashkëpunim i tillë ka pasur në themelimin dhe zhvillimin e FSDK-së”, tha ajo.

Genc Mamani, drejtor i përgjithshëm, Agjencia e Sigurimit të Depozitave në Shqipëri.

“Do të përmirësohemi dhe besoj ky është qëllimi jonë për të qenë të përgatitur për ndonjë të papritur në mënyrë që të evitojmë sado pak rrezikun që mund t`i kanoset kursimeve të qytetarëve si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë”,u shpreh ai.

Të ngjashme