Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, dhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nesër nënshkruajnë një kontratë, ku Kosova do të përfitojë 26.5 milionë euro.
Marrëveshje është për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19.
“Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19. Pagesa e parë prej 20.5 milion pritet të realizohet para fundit të këtij viti”, thuhet në njoftim.