Kosova do të thellojë bashkëpunimin ndërkufitar me tri shtetet fqinje – shefi i BE-së zotohet për mbështetje

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të thellojë bashkëpunimin ndërkufitarë me tri shtetet fqinje, kjo fajlë hapjes së Shtëpisë së Bashkëpunimit Ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë që financohet nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szuynog, tha se Kosova dhe shtetet e saja fqinjë përmes këtij projekti do të kenë mundësi që të punojnë bashkë për projektet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ai madje është zotuar për mbështetjeje të këtyre projekteve, duke shtuar se kjo është mundësi e mirë edhe për përfitim të grandeve nga këto shtete.

“Jam i gëzuar që jam këtu sepse dje vizitova Gjilanin dhe ky është një shembull i bashkëpunimit kufitar në mes komunave, por edhe këtu ky projekt i mundësuar nga mbështetja jonë krijon partneritet ndërmjet komunave dhe ofron mundësi për grante”.

“Kjo shtëpi do t’i ndihmojë ministrisë se Pushtetit Lokal në thellimin e bashkëpunimit me institucionet e shteteve fqinje”.

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtyre projekteve.

“Është një bashkëpunim i rëndësishëm sepse kjo shtëpi është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërkufitar dhe për programet ndërkufitare sepse këto programe lejojnë përfaqësuesit e këtij vendi të takohen, por edhe për OjQ të shumta”.

“Do të falënderoja zyrën e BE-së pa të cilin kjo nuk do të ishte e mundur dhe mezi pres që të takohemi edhe në terren në hapësira të gjelbrat ku shumë projekte të mëdha do të përfitojnë nga ky projekt”, tha Krasniqi.

Edhe Ministri i Pushtetit Lokal të Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski tha se ky bashkëpunim është mundësi e mirë për qytetarët e këtyre shteteve, raporton EO

“Është kënaqësi të jem këtu sepse kjo shërben si lidhje bashkëpunimi, por edhe për programe tjera që janë të nevojshme për secili shtet”.

“Bashkëpunimi ndërkufitar shërben që të krijojmë një rrugë të mirë drejt rrugës së BE-së, dhe këtu duhet përmendur që ministria e pushtetit lokal shërben për zbatimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe projektet që realizohen”.

https://vimeo.com/552356571

Të ngjashme