Kosova e 134-a në botë për fuqinë ushtarake

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Nga 145 shtete të botës, Kosova renditet e 134-a për nga fuqia ushtarake, sipas një raporti të GlobalFirepower. Pas Kosovës renditen shtete si Panamaja, Republika e Afrikës Qendrore, Islanda, Sierra Leone e të tjera

Në këtë ranglistë, nga shtetet e Ballkanit, më e forta është Greqia, e renditur në vendin e 30, pasuar nga Rumania që renditet e 47-a, Serbia e 58-a, Bullgaria e 59-a, Kroacia e 69-a, Sllovenia e 86-a, Shqipëria e 91-a, Maqedonia e Veriut e 108-a, Mali i Zi i 108-i dhe Bosnja dhe Hercegovina e 133-a.

Ndërsa, sipas Global Firepower, Shtetet e Bashkuara të Amerikës posedojnë ushtrinë më të fortë në botë, pasuar nga Rusia, Kina, India dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare.

Të paktën 50 faktorë përfshihen në vlerësimin e fuqisë së shteteve.

Për këtë listë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Të ngjashme