Kosova e dyta në Evropën Lindore për sundim të ligjit

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Sipas Raportit të Drejtësisë Botërore, të financuar nga USAID-i, Kosova është renditur si shteti i dytë më i mirë në sundimin e ligjit në regjionin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Deri më sot, nuk kishte pasur matje të besueshme që krahasonin sundimin e ligjit në Kosovë me atë të vendeve të tjera, mirëpo vitin e kaluar USAID-i e kishte përfshirë për herë të parë Kosovën në Indeksin e saj të Sundimit të Ligjit.

“Sipas raportit, sektori i sundimit të ligjit i Kosovës ka dalë në pjesën e lartë të 128 shteteve dhe është radhitur i dyti në regjionin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore”, thuhet në artikullin e USAID-it

“Kosova doli më mirë në llogaridhënien qeveritare se sa në performancën e qeverisë në detyrat e veta drejt qytetarëve”.

“Raporti po ashtu vuri re që një tipar i zakonshëm midis forcave të Kosovës është një shoqëri e angazhuar që ndihet e fuqishme që t’u japë zë shqetësimeve të veta, përderisa sfidat e sundimit të ligjit në Kosovë kanë të bëjnë me vijat kohore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme