Kosova e kthen kapitenin e fazës transitore

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

3 qershor 2016 vlerësohet transitore për Përfaqësuesen dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi. Deri më 5 mars 2014, Kosova nuk kishte të lejuar asgjë kur bëhet fjalë për futbollin, as miqësoret me Përfaqësuese. Ndërkohë, pas kësaj date e deri më 3 qershor 2016, kur luajti ndeshjen e parë pas pranimit të plotë në UEFA e FIFA, kishte lejen e FIFA-s vetëm për miqësore. Dhe gjatë këtij dyvjeçari, Kosova zhvilloi disa miqësore e kapiten i saj në ndeshjet e para ishte Anel Rashkaj.

Ai u shqua si lider, sidomos në ndeshjen e parë pas lejes së FIFA-s, atë të 5 marsit 2014 në Mitrovicë kundër Haitit (0:0). Kapiten ishte edhe në disa ndeshje më pas, por forma e tij po vazhdonte të binte, e telashet në klub po i shtoheshin pikërisht për shkak të angazhimit me Kosovën, që nuk e kishte statusin e anëtares në dy organizatat kryesore. Ndeshjen e fundit e luajti në shtator të vitit 2014 kundër Omanit, e të radhës ka mundësi ta luajë më 7 qershor kundër Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Rashkaj pritet të ftohet te Kosova pas gati pesë vjetësh i lënë në harresë për shkak të formës së tij jo të mirë.

Rashkaj ka kthyer goxha shumë karrierën në binarë, po luan në Superligën e Suedisë me ekipin Eskilstuna, ku është edhe kapiten.

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, në kushte anonimiteti kanë thënë për gazetën se Rashkaj do të ftohet pas lëndimit të mesfushorit Hekuran Kryeziu. Rashkaj po ashtu është mesfushor dhe shquhet për teknikën e elegancën që ka. Ai nuk e ka pohuar e as mohuar ftesën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme