Kosova ende pa Qendër të Djegieve – Kollçaku “fajëson” pandeminë

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 08:00 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ende nuk ka Qendër për Trajtim të Djegieve. Kryetarja e  Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha për Ekonomia Online, se situata me pandeminë ka bërë që fokusi të jetë në trajtimin e pacientëve me Covid-19, e si rrjedhojë e kësaj çështjet e tjera kanë mbetur pezull.

Pacientët me djegie të rënda dërgohen jashtë vendit për trajtim shëndetësor ndërkaq, rastet më të lehta trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

“Qysh tash vonë e lexova edhe ekspertizën që ka qenë nga bombola në Shqipëri dhe kanë vdekur katër anëtarë të familjes  edhe aty në Itali ku ka qendër shumë më të sofistikuar për trajtimin e djegieve dhe kjo tregon se sa kompleks është trajtimi i kësaj. Prandaj nuk bëhet fjalë që ne kemi nevojë për një qendër të tillë e cila vërtetë duhet të jetë e pajisur në një mënyrë të modernizuar sepse kërkohet staf profesional por edhe kushte të punës për trajtimin e tyre dhe besoj që ka një kosto”.

“Por nëse shikojmë përfitimin dhe nevojën nuk bëhet fjalë që ta kemi një qendër të tillë. Ne duhet të punojmë shumë në këtë drejtim por kërkon një investim dhe fatkeqësisht në kohën e Covid-19 po zhvendose vëmendja te trajtimi i këtyre pacientëve me Covid-19, dhe prioritete që i kemi që një ndër to është një qendër e tillë”.

Mulhaxha-Kollçaku tha se ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Djegieve ka kosto të lartë, mirëpo sipas saj ia vlen pasi shpenzimet për t’i dërguar këta pacientë jashtë vendit janë gjithashtu të larta.

“Po e ritheksojë që këto qendra edhe në vendet më të sofistikuara po trajtohen dhe prapë po përfundojnë më fatalitet. Unë po e them prapë që fokusi të Covid të zhvendosen fokusi i disa projekteve”.

“Ajo në mënyrë simbolike që po bëhet në vendin tonë nuk mjafton, rastet e rënda po duhet të udhëzohen jashtë vendit dhe kostoja do të ulet kur ne fillimisht investojmë kur më vonë do t’i kemi përfitimet, kur qytetarët nuk duhet të shpenzojmë mjete të mëdha për t’i dërguar jashtë vendit për trajtim”.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, tha se duhet të bëhet një analizë më e thellë se a është më e lartë kostoja për ndërtimin dhe mbajtjen e një qendre të tillë, apo dërgimi i pacientëve jashtë vendit për trajtim.

“Çdo shërbim i ri duhet të ketë një analizë sa ka nevoja për trajtim për këtë rast. Nëse nevojat i arsyetojnë investimet, mirëpo nëse i arsyetojnë me ndërtua një qendër të djegieve gjithsesi duhet ta ndërtojnë. Në qoftë se kost efektiviteti ka më të lartë sesa me i dërgua jashtë vendit, konsideroj se nuk duhet të shpenzojmë para kot. Meqenëse unë e di që ka djegie të shpeshta, mendoj që shteti të mendoj të ndërtojmë një qendër apo të bëjmë një mekanizëm ku çdo pacientë që nuk mund të trajtohen në Kosovë ta trajtojmë diku tjetër”. 

“Këtë e thash pasi ka vende që shërbime të caktuara për shkak të kostos nuk i bëjnë. Për shembull Mali i Zi nuk ka kardiologji, të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim shkojnë në Beograd pasi kanë një kontratë, që tregon që kost efektiviteti është më i shtrenjtë i një shërbimi sesa me i dërgua pacientët diku tjetër”.

Të ngjashme