Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke pritur me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën pjesë qindra persona nga dhjetë vende të rajonit e më gjerë.

Kampionati u mbyll me një lajm të mirë për sportin kosovar, pasi çiklisti Festim Kurti siguroi medaljen e bronztë në disiplinën ‘Individual Chronometer’, duke i dhënë Kosovës një vend në podium në garën më të rëndësishme rajonale të këtij sporti.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Festim Kurtin për medaljen e bronztë, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, i cili dëshmoi edhe një herë kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.

Të ngjashme