Kosova në krizë energjetike, Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për medie, në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo krizë ka prekur edhe vendet e rajonit, dhe si e tillë ka përfshirë Kosovën, teksa ka thënë se Qeveria do të ndaj shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencën për media.

Tutje Kurti tha se termocentrali kosova A 60 vjecar mungon.

“Kosova B 40 vjeçar. Më e moshuar se ministrja jonë e ekonomisë. Shihni në çfarë situate jemi. Vjetërsia i ketyre dy termocatraleve na ka sjellë në gjendje të vështirë. E gjithë qeveria është në ankth. Prishjet i kanë gjasat e mëdha. Edhe në rastin më të mir ëkemi kapacitete prodhuese 900 megavatë”

Kryeminstri Kurti tha se do të bëjnë më të mundurën tiu dalim për zot qytetarve për cmime sa më të përballueshme.

“Ne e kemi popullsinë e varfër dhe edhe atherë kur nuk janë çmimet të larta janë të larta. Nuk kemi ndërmend të kyrsejmë për qytetarë. Unë pjesën më të madhe të kohës po e kaloj në makinë ose kryemisntri. E mbrëmë kur kam shkua rnë shtëpi jam ngrohur me batanije”.

Kryeminstri Kurti tha se janë të përqendruar te strategjia 2022- 2031.

“Dëshirojmë që projektet të jenë vazhdim i strategjisë. Nëse kemi edhe ndonjë ide rendi edhe logjik dhe ligjor ta bëjmë strategjinë dhe pastaj projektet që padyshim do të na nxjerrin nga kjo krizë energjetike. Ne nuk kemi mundur ti parashohim shumë prej defekteve. Binë blloqet e Kosova A. Mirëpo me inixhinier bëjmë më të mirën të mundshme”.

Kurse Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë pasur komunikim me sektorët e energjisë e se me 2 nëntor ka themeluar Task-Forcën për emergjenca të energjisë elektrike.

“Ne si ministri kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësinë ta tejkalojmë krizën. Ne jemi në komunikim në baza ditore që Shqipëria të na ndihmojë këto ditë me energji. Ministria e Mjedisit e ka trajtuar me prioritet licencimin me erë në Selac. Dje situata është përkeqësuar në termokos. Dhe me gjithë përkushtimin e KEK-ut kjo nuk mund t’i kompenzojë humbjen e dy blloqeve. Dhe prodhojmë 410 megavatë orë. Dita e sotme ka qenë dita më e vështirë në këtë krizë energjetike. Është një lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt”.

Tutje Rizvanolli tha se “Gjenerata e re e videolojrave mund të ketë ndikim të energjisë në shtëpinë tuaj. E kam parë që çështjen janë banalizuar në media. Sido që të jetë ju siguroj se çkado që keni lexuar, janë udhëzime nga ekspertët në bazë të matjeve”.

Jemi duke folur për rritje të importit që pritet të vazhdojë dhe importojmë më shuëm energji. Duhet të subvencinojmë importine enrgjesië elektrike që të evitojmë rritjen e çmimeve të energjisë, tha ministrja Rizvanolli.

Rizvanolli tutje tha se nuk është me rëndësi se me cfarë ngrohemi por të ruajmë energjinë elektrike. Çfarë vahzdoj të them është nëse keni mundësi të tjera për ngrohje mos e perdorni energjinë elektrike.

“Mendoj që është fer që secili prej nesh ti dijë pasojat e shfrytëzimit të energjisë. Dua ta cekë një gjë që jemi duke folur për krizë globale. Çmimet e importit në Evropë dhe Kosovë janë 7 herë më të larta sesa çmimet e larta në këtë kohë por duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Nagip Krasniqi drejtor në KEK-ut tha se për prodhimin me qymyr kemi mjaftueshëm.

“800 mijë tonë jemi në gjendje të prodhojmë. I kemi futur tri njësi tek njësia B2 situata ëhstë më e vështirë. Në përgjithësi për 11 muaj kemi prodgur mbi 5 milion energji. Planfikojmë që prodhimi të jetë 900 mijë megavatë”.

Të ngjashme