Kosova një hap para në ndërkombëtarizimin e rrugëve në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 15:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka votuar unanimisht kërkesën e ministrisë së Infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës se Përbashkët për Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimorë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se ky hap është i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e rrugëve në Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

“Kjo deklaratë është një hap më tutje në vazhdën e punës për ndërkombëtarizimin e rrugëve në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e Ballkanit Perëndimor është një përpjekje për të zbatuar një strategji të përmirësuar hekurudhore. Përmes kësaj deklaratë qeveria do ta mbështesë këtë hap të rëndësishëm”, ka thënë ministri Lekaj.

Të ngjashme