Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është një nga qindra aktivitetet që Qeveria ka paraparë t’i realizojë gjatë vitit 2017.
Koha kur do të deponohet kërkesa nuk është precizuar, raporton KTV.
Plani vjetor i punës së ekzekutivit, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta Koha Ditore, të premten, përmban pesë prioritete strategjike, në krye të të cilave është zhvillimi i kapitalit njerëzor.
Të tjera prioritete kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe politikave industriale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturën në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe agjendën evropiane, politikën e jashtme dhe sigurinë.
Në kuadër të tyre janë përfshirë shumë tema – prej nxjerrjes së legjislacionit për Forcat e Armatosura, deri te ato që lidhen me integrimin evropian.