Pas dështimit për anëtarësim në INTERPOL me raundin e parë, Kosova po pret përkrahje në raundin e dytë të votimit të asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it.
Votimi do të ndodh pas një pushimi nga votimi i raundit të parë.
Është asambleja e përgjithshme ajo që voton për anëtarësim apo refuzim të kandidaturës. Shteti kandidat duhet të ketë 2/3 e votave të të gjitha shteteve, duke përfshirë edhe abstenimet.
Nëse aplikimi pranohet, atëherë shteti konsiderohet menjëherë si anëtar i INTERPOL-it. Në raundin e parë 156 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë abstenuar, 76 për ndërsa 56 kundër.