Kosova është vendi i fundit në Europë sa i përkëtë kërkimeve dhe zhvillimeve. Kosova ndan diku afër 2 milion Euro në vit për R&D, ku fatkeqësisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre mjeteve ka potencial të absorbohet në projekte inovative.
Nëse e marrim dhe e analizojmë kërkimet që bëhën për 10000 banorë Kosova rendite më mirë se Shqipëria diku 2 kërkime shkencore për 10000 banorë ndërsa vendet e tjera Maqedonia, Mali i Zi, Serbia kanë pothuajse dyfishin e këtyre kërkimeve në raport me Kosovën. Serbia ndan afër 200 milion për R&D e cila e karategrizon këtë vend si më potencialin më të madh të inovacionit në rajon. Bashkimi Europian ndan 3% të GDP-së që dedikohën për inovacione duke rritur konkurrueshmërinë më SHBA-të, Japonin, Kanada-në, Kinën sa i përkëtë zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit.
Kosova duhet të orientohet në digjitalizimin e sistemit arsimor dhe zhvillimin e një strategjie mbështetëse të identifikimit dhe zhvillimit të inovacionit si koncept bazë i qasjes moderne i orientimit në konceptin modern të ekonomisë se dijës. Kosova duhe të reformoj rrënjësisht sistemin arsimor duke prodhuar momentume të reja në krijimin e modeleve të reja shkencore dhe inovative për t’a rritur konkurrueshmërinë dhe kredibilitetin inovativ. Dija -inventiteti – inovacioni – difuzuoni -komercializimi është një proces modern i të ndërtuarit të një shoqërie dhe shteti i orientuar në dije dhe zhvillim inkluziv. Orientimi në dije si element zhvilimi do të ndikoj në rritjën e ekonomisë qarkore si “ekonomi e reciklimit” dhe do të derivoj një qasje të re ekonomike të postindustrializimit si stad i ekonomisë moderne.