Kosovarët e dyshuar për planifikim të sulmit terrorist në Itali (Foto)

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 14:48 | Nga

Policia italiane ka publikuar fotografitë e katër terroristëve kosovarë të cilët kishin planifikuar të kryenin sulm në Venecia.

Ata u arrestuan mbrëmë nga policia italianë gjatë një operacioni në 12 lokacione të ndryshme.

Katër shtetasit e Kosovës, të cilët kanë leje qëndrimi në Itali thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në Londër më 22 mars, raporton ilgazzettino.

Ata janë: Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias, transmeton Zëri.

Njëri prej të arrestuarve është minoren. Kosovarët thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme