Kosovarët të interesuar të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe komunikimit

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 12:24 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucioni i arsimit të lartë, UBT ka publikuar raportin hulumtues “Rëndësia e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në një konferencë për media ku u prezantuan rezultatet e nxjerra nga raporti morën pjesë përfaqësues të institucioneve, fushës së biznesit dhe industrisë, raporton Ekonomia Online.

Konferencë e hapi rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se teknologjia informative është sektor i rëndësishëm edhe indikatorët tregojnë se kemi një rritje të mirë në ketë sektor.

“Të gjithë akteret që jemi këtu duhet t’i kushtojmë rendësi të veçante rritjes së cilësisë, sigurimi i cilësisë njëkohësisht edhe bashkëpunimit sa ma të madh që të gjenerojmë dije, që të jemi më konkurrent në treg në regjion edhe ne aspektin ndërkombëtarë”.

Më pas Blerton Abazi nga ky institucion prezantoni rezultatet e hulumtimit. Abazi nga UBT tha se janë intervistuar 34 kompani private, organizata qeveritare, agjensione shtetërore etj.

“Pyetësori është përbërë prej 27 pyetjeve i ndarë në tri seksione. Janë 134 intervista. Sa i përket fushës së edukimit rreth 70 për qind e të intervistuarve posedojnë diplomë në nivelin bachelor në fusha të ndërlidhura me Inxhinieri Kompjuterike, Informatikë e Biznesit apo Fakultet Ekonomik drejtimi menaxhment dhe informatikë”, tha Abazi.

Gjatë prezantimit të rezultateve, Abazi bëri të ditur se trajnimet më të njohura në Kosovë janë Cisco dhe Microsoft.

Ai deklaroi se pak inxhinierë janë të fokusuar në fushën e menaxhimit, më shumë në fusha teknike.

Në pyetjen çka ju shtyn të merrni pjesë në një trajnim, përgjigjet e të anketuarve kanë qenë se në përgjithësi aspekti financiar i shtyn të jenë pjesë e trajnimeve.

“Personat që synojnë punësim për herë të parë preferojnë më shumë diplomimin në nivelin e studimeve bachelor. Një nga faktorët që i shtynë personat të mos i ndjekin trajnimet deri në fund është kohëzgjatja e tyre.”

Rreth 49 për qind e anketuesve kanë deklaruar se shpenzimet për certifikimet personale i mbulojnë vet.

Abazi shtoi se një nga shkathtësitë që i mungon tregut tonë është menaxhimi në IT.

Pas prezantimit të rezultate u diskutua në lidhje me mënyrat se si mend të rritet ndërgjegjësimi dhe rëndësia e edukimit profesional në Kosovë.

Të ngjashme