Kosovës i mungon Kursi i Ri i Ruzveltit!

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:51 | Nga Bahri BIVOLAKU

Ne si politikë, sot për herë të parë kemi diçka në dorë e që është kjo pavarësi e tillë si është. Debati për të kaluarën e rrezikon që edhe ajo të na humbet, gjersa debati për të ardhmen nënkupton që nga ajo që kemi në dorë të nxjerrim vlera më cilësore e të vyera për ta bërë sa më funksionale.

SHBA – në, në vitin 1929 e përfshiu kriza e madhe. Kriza u përcjell me mbyllje të fabrikave, bankave, papunsisë së madhe, mjerim e mbi të gjitha përhapja në popull e një frike për të ardhmen.
Në vitin 1933 konsiderohej se në SHBA ishin 34 milion burra, gra e fëmij pa asnjë lloj të ardhure, shifër kjo e cila e përbënte 28 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

U mbyllën 5 mijë shkolla.

Të fejuarit nga arsyet financiare nuk guxonin të martoheshin. Numri i grave 23-30 vjeçe që do të mbeteshin të pamartuara u rrit në mbi 30 për qind në krahasim me dekadën tjetër.
Bura e gra të papunë e të zhytun me kredi, ndjeheshin të turpëruar, si të pavlerë e dështak para fëmijve të tyre të paushqyer e veshur keq.
Një nga arsyet e gjendjes së tillë ishte shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, pasi vetëm 1 përqind e popullsisë e zotëronte 60 përqind të pasurisë së kombit.
Tani të pasurit nuk kishin ku dhe si të shpenzonin pasurinë

Kursi i Ri i Ruzveltit

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1932, fitorja u sigurua nga Franklin Rusvelt.
Ai kishte një zotësi të rrallë për t’i kthyer problemet në zgjedhje. Boshti i Kursit të Ri ishte shpëtimi i kapitalizmit dhe sipërmarjes së lirë , sa nga ekceset po aq edhe nga sistemi i socializmit nga Marksi i përhapur në Evropë e gjetiu.
Ruzvelti përmes Kursit të Ri, ishte lajmëtar i së ardhmesë

Në mes të Konservatorizmit Politik dhe Shtetit të Mirqenies Sociale gjendet ideologjia politike edhe për Kosovën

Margaret Theçer në vitin 1979 bëhet femra e parë në historinë e Britanisë që merrte postin e kryeministrit. Theksonte domosdoshmërinë e vënies së faktorëve ekonomikë mbi ata politikë dhe socialë.

Optimizmi i saj shprehej për transformimin e kombit nga një komb i konsumit të pasur në një komb të prodhimit të pasur.

Ajo në politikat e saja bazohej edhe në thënien e Abraham Linkolnit…” ne nuk do t’i bëjmë të varfërit të pasur duke i bërë të pasurit të varfër!”
Theçer fliste për demokratizim ekonomik në një shoqëri me më shumë aksionarë dhe me individë më pak të varur nga shteti.

Ky mbase të jetë mendimi konservator për politikën i cili tek ne vështirë për ta aplikuar, pasi ende ekziston bindja për shtetin e mirëqenies sociale. Mbase, mesi është zgjedhja!

Kauzat politike në Kosovë

Midis njerëzve Kapitalizmin kazino na krijoi hapësirën që të fuqizohet pasioni për barazinë tek qytetarët

Po ecim në ajër në politikë, po e krijojmë shtypin partizan fillimisht, e pastaj po bëhemi shoqëri partizanësh e fanatikësh.

Është e vërtetë se liria politike u dha kënaqësi të tepruara një numri të caktuar shtetasish dhe se fakti i till nxiti pasionin qytetar për barazinë.

Ecja në ajër e politikës sot bashkë me median partizane, po cytin njerëzit të kapen pas barazisë si pas gjahut dhe në këtë tendencë ata nuk shohin gjë tjetër.

Tokëvil në rastet e tilla do t’u thonte se liria u ikën nga dora për tu bartur në konceptin primar ,tani atë të barazisë në robëri( skamje),në vend të barazisë në liri.

Liria e barazia në Kosovë duhet të takohen, flasin e shkrihen. Është liria e brishtë, kur ky numër shtetasish mer pagën mujore sa paga ime ( dhe shumicës) vjetore.

Në të tilla raste pasioni për barazinë fiton ndaj pasionit për lirinë. Vendi ynë në periudhën e tranzicionit të njohur si kapitalizmi pa kritere e krijoi hapësirën që të lind pasioni për barazinë tek qytetarët. Në shoqëritë përgjithësishtë të korruptuara LIRIA nuk mund të eksistojë gjatë” ( E. Burke)

Vërtetë ne si shoqëri a kemi arritur në këtë stad të zhvillimit sa që korrupcioni ta vë në dyshim LIRINË?
Mbase në secilin subjekt ,politika ka nevojë për njerëz të cilët nuk kanë nevojë për politikë.

Krimi, korrupcioni e familjarizmi janë energji e keqdrejtuar dhe karshi tyre bien idetë, kauzat dhe vizionet për politikën! es , ndërsa periudha 1932-1933 paraqitet si kufiri që ndan ekonominë e shtetit të vjetër dhe ajo e sistemit të ri ekonomik!

Kur mençuria nuk i vendos kufij dijes dhe fanatikët e idhullit

Në Gjermaninë e paralufte u krijua një brez i ri i fanatikëve, i cili vepronte siç i pëlqente pa vrarë mendjen se veprimet miratohen nga prindërit e tyre. Rezultati dihen, nxorën ideologjinë me të cilën Gjermania hyri në luftë…

Edhe në Kosovë ekziston kjo tendencë kur nuk ka dëshirë për ndërlidhje brezore të veprimit. Ky brez politikanësh tek kundërshtarët politik sheh brirë e bishta vetëm, dhe në këtë lojë madje kanë treguar aftësi për të rritur vëmendje.

Brezi i tillë që dikur i konsideronim fëmijë të rritur por ca të lazdruar, sot kanë harruar se janë bërë burra e gra që më shumë duhet të kenë përgjegjshmëri për veprimet e deklarimet e tyre publike. Të vërtetat e pjesshme të tyre i kanë shndërruar në të vërteta absolute, duke i përsëritur ato për shumë vite, pa një reagim shoqëror.

Sot, edhe pse me shumë vonesë, ka tendencë për të dhënë kundërpërgjigjien, fanatikët vështirë e pranojnë, pasiqë janë mësuar me të vërtetat vetëm të tyre, tani të shndërruara në ideologji. Mendimtarët e konsiderojnë se fanatizmi është sëmundje ngjitëse dhe ilaçi i saj është vështirë të gjendet.

Konsiderojnë se humori është si përgjigje e duhur për të krijuar një paqe në kundërshti me fanatikët.

Faza e fanatizmit kuptohet se gjendet në vetëdrejtësinë dhe në këtë rrugëtim, mjet të fuqishëm kanë banalitetin. Të dy këto elemente, ne si shoqëri i kemi parë. Pra, edhe vetëdrejtësinë edhe banalitetin në deklarime e veprime.

T’i kritikosh sot për këto veprime, të tillët i kuptojnë si kundërshti ndaj çështjes kombëtare.

Në librin e tij “Si të kurosh një fanatik”, shkrimtari hebre Amos Oz, përshkruan bukur kohën e Jerusalemit të viteve të 40-ta të mbushur me fanatikë. Ai simbolikisht vlerëson se luga e çajit karshi katastrofës së zjarrit është më e mirë se arratia në këtë betejë ndaj fanatizmave.

Nëse të gjithë nga një lugë çaji me ujë derdhim në zjarr, gjithsesi është hap më i mirë sesa arratia nga ai.

Konsideroj që politika në Kosovë duhet që nga faktori ndërkombëtar të qartësojë kërkesat për ta përmbyllur fazën e izolimit të vendit si mjet për rritje të fanatikëve.

Faktori ndërkombëtar, ngjajshëm sikur e potencon autori në libër, për këtë rajon duhet ta ketë Planin Marshall të Zhvillimit. Paqja me fanatikët fitohet shumë më lehtë kur Amerika, Japonia e Europa investojnë në zhvillimin e këtij vendi.

Kapitulli i ri i PDK së- i duhet shumë vendit!

Veprimtarët e devotshëm në PDK , e presin me padurim atë dritë dhe atë politikë të karakterit, e cila shpreh energji konstante të vullnetit për të hapur KAPITULLIN E RI të saj.

Rruga e tillë si subjekt politik, na obligon t’ i bëjmë zgjidhje dilemës:
Si të ndërtojmë politikë drejt këtij qëllimi?
Si të strukturojmë subjektin që me të bërat tona e fitojmë PAQEN !
Veprimtarët e devotshëm, anëtarsia, ,qytetarët janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte në praktikë një fillim të kësaj faze.
Sot, qartazi duhet vendosur kufirin ndarës mes të mirës e së keqes, të ligjshmes e të paligjshmes, dijes e paditurisë, meritokracisë e lajkatarëve dhe, këtu është baza e reformës.

Reforma nuk është zëvendësim i njerëzve por i mënyrës së të bërit politik. Ky ndryshim apo kjo kauzë grupon veprimtarët e përkushtuar. Ndryshe subjekti konceptohet si stacion i interesgjinjëve e jo si dikur kur ekzistonte ideali për të i shërbyer vendit me nder e devotshmëri!

Kosova si asnjëherë më parë i duhet t’i japë përgjegjigje dilemës formale: Jo KUSH por SI ?
PDK- ja , nuk identifikohet me politikën përcepcioniste .Ajo është e dizajnuar për të hapur kapitullin e ri të vendit përmes kauzave të mëdha

PDK ja duhet ta hap debatin për të ardhmen

Ka vite që në Kosovë dëgjohen ankesa për ngopje të qytetarëve nga politika, gjersa arsyeja mendoj të jetë se këta qytetarë presin apo kanë pritur më shumë nga ajo që realisht është në gjendje të ofroj politika kosovare.

Sot, shoqëria në Kosovë konsideroj se ka para vetës detyrën kryesore, atë të përgjegjshmërisë së veprimit politik, ta detyroj politikën në reformim dhe më pas të vendosen kufijtë mes demokracisë e sallamadisë. Dikush nga politika dhe pse jo PDK ja ,duhet ta ketë guximin për ta bërë prerjen dhe hapjen e faqes tjetër të librit të historisë së re të Kosovës, 21 vite pas luftës.

Politika në fletën e re të librit të Kosovës duhet së pari të hap debatin intern për të ardhmen, e i cili ushqehet nga problemet e një jete më të mirë e më të denjë të qytetarëve që përfaqëson si standard, që hap rrugën e Europës, në mënyrë që ne të ndjehemi si të barabartë me popujt tjerë dhe për këtë të arrirë të bëhemi krenarë me vendin tonë.
Ndërtimin dhe debatimin për reformën nuk duhet parë e bërë si një zëvendësim pa domethënie për shoqërinë e personelin drejtues politik, por ndërrim në stilin dhe përmbajtjen e politikës.

Është koha që politika në Kosovë ta bëjë kapërcimin e hendekut mes të thënës dhe të bërës. Debati komunikues së pari brenda vet partive politike, si debat për të ardhmen, gjithsesi duhet të qartësoj gjërat dhe pozicionet për mënyrën se si duhet të funksionoj ndryshe sistemi i drejtësisë për të vendosur kufirin se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, pozicionin për reformat në sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe veçanërisht pozicion qartësues për mënyrën se si të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit.

Sot, qytetarët e shumtë të vendit nuk arrijnë t’i përmbushin detyrimet publike që i kanë ndaj shtetit e kjo jo me dëshirën e tyre. Vargu i tillë po rritet dhe fakti i tillë nuk i bënë nder shtetit. Debati me temën se si do ta dëshironin të ardhmen gjithsesi që do të eliminonte defektet e së kaluarës dhe pa e lënduar të tashmen e krijuar. Mendoj që roli i politikës nëse e do ekzistencën është një ndërtim i alternativave programore për të ardhmen e vendit e jo të konsumohet gjithnjë në debate, kundërshti e armiqësi për të kaluarën.

Koha është e vlefshme, politika e Kosovës ka nevojë të mësoj se si ta përdorë në debate për të ardhmen, në vend se ta shpenzoj në debate për të kaluarën.

Politikat me ego përcepcloniste nuk mund ta projektojnë mendjen për të ardhmen

Nxitimi, përkatësisht vrapi për tek idealja politike, shpeshëherë prodhon kundërproduktivitet e mbase edhe utopi. Gjendja e tillë është rezultat kryesisht i vonesës së vetës sonë, duke mos ecur atëherë kur do të duhej të ecnim e vrapi sot është i kotë.

Sot, një pjesë e politikës kosovare, për fat të keq vazhdon ta ushqej ndjenjën dhe qëndrimin për të kaluarën dhe pozicioni i tillë me dëshirë do t’i bartej si arenë e kundërshtive në gjithë spektrin politik.
Të shtyrë nga një gjendje emotive, kjo pjesë e politikës ka humbur arsyen e racionalitetin dhe e ëndërron vetën si aktere kryesore politike nëse e rikthen të kaluarën apo proceset politike të Kosovës.
Egot që e ushqejnë politikën e tillë në Kosovë me të kaluarën jetojnë vazhdimisht në gjendje frike dhe të tillët vështirë e kanë ta projektojnë mendjen për të ardhmen. Abraham Linkolni ka thënë: “Një pikë mjalti tërheq më tepër miza sesa një litër uthull.” Konsideroj se me të drejtë e ka njerrë këtë konstatim ish presidenti i SHBA-ve dhe që lidhet me politikën edhe të Kosovës. Gjithsesi që mjalti në politikë është dhënia e alternativës politike si produkt i dialogut e diskutimit për të ardhmen.

Ne si politikë, sot për herë të parë kemi diçka në dorë e që është kjo pavarësi e tillë si është. Debati për të kaluarën e rrezikon që edhe ajo të na humbet, gjersa debati për të ardhmen nënkupton që nga ajo që kemi në dorë të nxjerrim vlera më cilësore e të vyera për ta bërë sa më funksionale.

Demokracia dhe paraja

Një matrapaz i drejtohet Nastradinit : ” Me sa kam parë, edhe ju i doni paratë!?”. “Ashtu është!”, ia kthen Nastradini, ” por unë i dua paratë vetëm për të bërë njeriun e vërtetë të pavarur nga kopracët e matrapazët!”, shton ai. Ajo forcë politike ( pse mos të jetë PDK – ja)që qytetarët e vendit i bën të pavarur ekonomikisht nga kopracët e matrapazët dhe të cilët me punën dhe paratë e fituara do të jetonin të lumtur në vendin e vet, do t’i japë kuptim ndryshimit. Ndryshe…..?
Qeveria është mulliri që bluan miellin e drejtësisë, rregullit, rendit e sigurisë. Nëse një qeveri nuk i siguron këto, bluan në të thatë.
Nuk duhet ndalur së kërkuari një qeveri të till , ndryshe bluajm në të thatë.
Duhet kuptuar se forca duhet të qëndroj në drejtësi, e jo drejtësia në forcë!
Ose po ndryshojm ose jo. Mesi nuk ekziston!

KOALICIONI I POLITIKËS SË RE

Në politikën e Kosovës, karshi aktualitetit ekzistues i duhet Koalicioni i Politikës së Re. Koalicion i cili promovon idenë e arritjes së PAQES DEMOKRATIKE në rajon, dhe e cila i shërben maksimës së zgjerimit demokratik të shteteve të përfshira në NATO dhe BE.
Politika e tillë, nënkupton besimin reciprocitetin dhe sundimin e ligjit, ngjajshëm me modelin e ekzistencës së shteteve Skandinave.
Në planin e brendshëm promovon politika që lidhen me nevojat e të gjithë qytetarëve në bazë të parimit që lidhet me idealet si seleksionues i ktyre nevojave.

Me këtë koalicion, tranzicioni i stërgjatur duhet të përfundojë si koncept në mënyrën e të bërit politik. Është koha për politika që e konsolidojn shtetin dhe demokracinë. Fitimi i betejës për një qeverisje të mirē e të ndërgjegjëshme na rikthen në shtratin e orjentimit properendimor ballhapur.

A mundet PDK , ja të jet promotore e këtij kalicioni të Politikës së Re?

Po, mendoj se nuk munden vetëm ato politika që nuk pranojnë të rinovojnë vetveten kur ka nevojē, janë të destinuara të fshihen nga skena e eksistencës politike. PDK ja, lidershipi i saj e ka shprehur gadishmërinë e rinovimit të vetvetës fillimisht. Në këtë koncept ajo si e vetme mund të paraqitet si bartëse e idesë.

Pjesë e koalicionit duhet të jenë individ të pa parti , nga elita intelektuale, diaspora, shoqëria civile etj në masën e së paku një të tretën e listës kandiduese. Elita e tillë, hynë në garën zgjedhore jo si pjesë e partisë , por si pjesë e koalicionit për ndryshim të gjendjes dhe i shërbyer Politikës së Re!

Të ngjashme