KOSTT-i investon në Rahovec 1. 5 mln €

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 12:00 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka pritur në takim në zyrën e tij drejtorin e departamentit për menaxhim dhe implementim të projekteve në KOSTT Ilir Shala.

Qëllimi i takimit ishte: njoftimi për fillimin dhe implementimin e projekteve që financohen nga BERZH-i, për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, i linjës 110 kV (kilovolt) nënstacioni në Rahovec.

Ilir Shala, drejtor i departamentit për menaxhim dhe implementim të projekteve në KOSTT, e njoftoi kryetarin Vehapi, se gjatë verës së vitit 2017, do të filloj ndërtimi linjës 110 kv (kilovolt). Vlerë e projektit është 1 milion e 500 mijë euro dhe financohet nga BERZH-i, me realizimin e këtij projektit, do të rritet furnizimi me energji elektrike për Komunën e Rahovecit.

Kryetri Vehapi, e falënderoi drejtorin Shala për vizitën dhe për njoftimin e tij sa u përket investimeve të cilat do të bëhen nga KOSTT-i.

Vehapi, poashtu premtoi se do të jemi bashkëpunues, gjatë gjithë kohës së realizimit të projektit i cili ka për qellim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për Komunën e Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme