Kotzias: Marrëveshja Shqipëri-Greqi e 2009-ës, është e vdekur

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:36 | Nga

Ministri i jashtëm, Dimitrios Kotzias, ka mohuar akuzat që deputetja e partisë demokratike, Bakojani ka hedhur kundrejt qeverisë.

Bakojani ka shprehur se qeveria e trajton në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u pajtuar me forcat politike çështjen e rëndësishme kombëtare për zonën detare, bën të ditur abcnews. Ajo ka shtuar se qeveria është e gatshme të shkelë marrëveshjen reciprokisht të dobishme të nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria në vitin 2009.

Në lidhje me këtë, Kotzias është shprehur se nuk është e mundur të shkelet një marrëveshje që tashmë është fantazmë. Ai shprehu se nuk do të ndryshojë 100% e zonës detare, por vetëm 9%. Kotzias theksoi marrëveshja e 2009 nuk erdhi në ratifikim në Parlament nga qeveritë e mëparshme.

“Një marrëveshje e vërtetë që do të zgjidhë çështjet teknike është më mirë se një marrëveshje fantazmë”, është shprehur Kotzias.

“Presidenti shqiptar Ilir Meta, parashtron çështje të kufirit tokësor, siç thuhet në gjykatën kushtetuese shqiptare, ai i shton marrëveshjes linja të kuqe duke kërkuar një korrigjim dhe duke propozuar një caktim kufijsh me parimin e favorizimeve. Por, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shqiptare janë një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe nuk na lidhin me asgjë”, është shprehur Kotzias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme