Heroi i Napolit për fitoren ndaj Juventusit, Kalidou Koulibaly, ka thënë se ata gjithmonë kanë besuar te vetvetja.
Mbrojtësi senegalez thotë se dëshira ende është e madhe për të vazhduar me fitore në ndeshjet e mbetura.
“Ne e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, por ne kemi bërë gjithçka për të fituar, e kemi arritur dhe mund të jemi krenar me vetën”, ka thënë Koulibaly për Mediaset Premium.
“I gjithë qyteti na ka motivuar në ditët e fundit dhe kur shikon gjithë ata tifozë duke të të shoqëruar në aeroport më bën të lumtur. Ne dëshironim t’i falënderonim dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë ishte duke fituar”.
“Juve është një skuadër e fortë, por ne treguam se Napoli mund të përballet me ata. Skuadra gjithmonë ka besuar në Scudetto dhe do të vazhdojë të bëjë derisa matematikisht është e mundur”.
“Aty është një pikë dhe katër ndeshje deri në fund, duam të fitojmë çdo ndeshje deri në fund”.
“Sezoni nuk ka përfunduar dhe ne duhet të japim më shumë. Ne besojmë tek vetja jonë, në stilin tonë të futbollit, në lojtarët tonë dhe stafin”, ka shtuar Koulibaly.