KPK me njoftim të rëndësishëm për opinionin publik

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftimit përfundimtar të Rregullores për Rekrutimin, Provimi, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, andaj me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit deri më datën 10 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Të ngjashme