Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 12 komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë.
Po ashtu, KQZ-ja certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës se Parteshit.
Ndërsa, KQZ-ja shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.
Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/rivotimi-ne-istog-te-kushtoje-98-mije-e-516-e/