KQZ formon komision për ankesat e votuesve jashtë Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 14:30 | Nga Drita Dërmaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ, menjëherë pas hapjes së periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor.

Sipas KQZ-së, çdo aplikues që merr njoftim për refuzimin e regjistrimit si votues jashtë vendit, mund të parashtrojë kundërshtim administrativ te ky komision.

Kundërshtimet dorëzohen përmes emailit në adresën: [email protected].

Personat të cilëve u refuzohet edhe kundërshtimi administrativ, kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së.

Të ngjashme