KQZ-ja e konsideron sfidë organizimin e zgjedhjeve, për diasporën kërkohen lehtësira

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 14:17 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të jetë sfiduese për ta organizimi i zgjedhjeve, pasi do të jenë institucioni i vetëm në detyrë gjatë ditëve të ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Daka në mbledhjen e 61-të të KQZ-së, përmendi si problem edhe buxhetin që, sipas saj duhet ta kenë të gjithë parasysh.

Ajo kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme do të presim datën. Ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët në vijim, po ashtu ne kemi një buxhet ende të pa akoluar. Edhe mundësitë tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, tha ajo.

Ndërsa, Ylli Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, tha se ka interesim për procedurat e certifikimit të partive.

“Jemi në pritje të raporteve financiare par fushatën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Jemi të zënë për t’i këshilluar partitë pasi ka iniciativa për kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u certifikuara. Kemi edhe nga komunitetet të interesuara”, tha ai.

Sami Hamiti, anëtarë i KQZ-së, duke folur për raportin financiar tha se është në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Shpenzimet e derivateve ka qenë i njëjtë me zgjedhjet paraprake. Raporti i shpenzimeve është kooform rregullës që e ka aprovuar KQZ-ja”.

Anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, ka kërkuar që të krijohet një aplikacion në mënyrë që lehtësohet votimi për mërgimtarët, raporton EO

“Trajtimin e aplikacionit elektronik për mërgimtarët, t’ju mundësohet para zgjedhjeve ky aplikacion. Një aplikacion i tillë do të minimizonte procesin e ripërsëritjes së numërimit”.

“Ka qenë në planin e punës për KQZ, lehtëson punën e KQZ-së. 50 mijë votues duhet me i shtyp ato letra e duhet me pas resurse njerëzore, prandaj aplikacioni do të ishte lehtësim”.

Alim Rama, nga VV-ja tha se tha se ky proces ul koston për KQZ-në, prandaj edhe duhet që të bëhet gati për këto zgjedhje.

“Por për shkak të arsyeve të ndryshme nuk është bërë për shkake politike dhe jo teknike. Ku proces duhet të përfundojë për këto zgjedhje pasi edhe kish ulë koston për KQZ-në. Po ua bëjmë të padrejtë mërgimtarëve pasi nuk po ua mundësojmë ketë mënyrë të votohet”.

Kurse Sabri Hamiti, nga LDK-ja tha se kjo çështje është diskutuar nëpër komisione në Kuvendin e Kosovës.

“E kemi diskutuar gjatë, unë besoj se ekziston një iniciativë në Kuvend për ndryshim dhe plotësim të Ligjit dhe aty është të krijohet mundësia ligjore për këtë”.

Përderisa Kurteshi e ka mohuar se është hap kjo çështje në komisione të kuvendit.

Kurse Arianit Elshani nga PDK-ja tha se e mbështet çdo iniciativë që qëllim ka lehtësimin e votimit të diasporës, raporton EO.

“Duhet të kemi parasysh se kemi kufizime ligjore, është mirë që në komisione të diskutohet kjo çështje. Unë si PDK shpresoj se edhe do të krijohen vende të rezervuara për diasporën. Unë mbështesë çdo iniciativë për lehtësimin e votimit për diasporën”.

Të ngjashme