KQZ-ja vendos: 136 068 fletëvotime më pak se numri i votuesve

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar numrin e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1 937 868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136 068 apo 7.02 % fletëvotime më pak se votues, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Klinë dhe Viti. Arbnor Salihu nga PDK-ja është zgjedhur në Viti, ndërsa Adrian Rraci nga LVV-ja në Klinë.

Valdete Daka, kryetare KQZ-së sqaroi edhe njëherë se mërgata duhet të votojë sa më parë nga se data e fundit që KQZ-ja pret fletëvotimet nga jashtë është 5 tetori.

“KQZ-ja do të pranoj fletëvotimet nga Diaspora deri më 5 tetor, jo të votojnë, por të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor që arrijnë të vijnë nga posta”, tha Daka.

Daka tha se nuk ka asnjë shkelje për të dhënat personale dhe të gjitha detajet janë koonform ligjit.

“KQZ-ja ka publikuar listën votuese të qytetarëve që kanë të drejtën të votojnë jashtë Kosove dhe nuk ka asnjë të dhënë personale që mund të votojnë, ajo është listë që na lejohet sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale, nuk kemi zbuluar identitetin e qytetarëve por si KQZ duhet të kemi patjetër 3 shënime që të identifikohet si votues”, tha Daka.

Në fund është miratuar vendimi për pagesat e stafit të angazhuar në Qendrat e Votimit dhe në Vendvotime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019.

https://vimeo.com/361274834

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2421831461473684

Të ngjashme