KQZ: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht

Prishtinë | 16 Qer 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale do të fillojë më 28 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 64 ditore, sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

-përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose

-duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e ku është i regjistruar votuesi.

“Platforma elektronike për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të ngjashme