KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 08:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët në gjithë vendin u janë drejtuar kutive të votimit për të përzgjedhur kryetarin e ri të komunës dhe asamblistët e kuvendeve komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencë e parë për media për të njoftuar për hapjen e vend votimeve në gjithë vendin, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në ora 7 janë hapur te gjitha qendrat e votimit, por ka thënë se në Koqodoll të Mitrovicës së jugut ka munguar disa lista të votimit.

KQZ do të mbajë 4 konferenca për ecurinë e procesit zgjedhor më 22 tetor. Në orën 11:30 do të njoftohet për pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Edhe në konferencën e orës 15:30 do të njoftohet për dy çështjet e lartë përmendura.

Konferencën e fundit KQZ ka parashikuar që të mbante në orën 20:00 ku do të njoftohet për pjesëmarrjen e qytetarëve në votim deri në orën 19:00 si dhe për mbylljen e vend votimeve.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Zgjedhjet përveç angazhimit të shumë njerëzve, kanë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

 

Të ngjashme