Komisioni Qendror Zgjedhor, ka mbajtur konferencën e parë për media, në të cilën ka njoftuar se janë hapur të gjithë vendvotimet në Kosovë.
Kryetarja Valdete Daka ka thënë se në bazë të të dhënave të dërguara nga komunat në ora shtatë janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit, raporton Ekonomia Online.
Ajo edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Në emër të KQZ-së ju bëjë thirrje që të gjithëve të votojnë”, ka thënë ajo.