Krasniqi afër transferimit te Lazio – e kryer për rreth 80%

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti shqiptar, Elis Bakaj, që tashmë ushtron profesionin e agjentëve të futbollistëve në Shqipëri dhe Kosovë ka deklaruar se transferimi i Ermal Krasniqit te Lazio është i kryer për rreth 80%.

Bakaj ka pohuar me bindje të plotë se Krasniqi do të transferohet te Lazio në fund të kampionatit.

“E di që është afër, 80% do të shkojë në Lacio. Aty është edhe Igli Tare. Mendoj se po që në verë shkon në Lacio. Është bërë edhe ofertë, nuk mund të them më shumë, më thanë disa miq”, ka thënë ish-futbollisti shqiptar.

Krasniqi ishte transferuar te Cluj nga Ballkani për një shumë prej 200 mijë eurove dhe sulmuesi kosovar ka shkëlqyer që në paraqitjet e para në kampionatin rumun.

Ai ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje me fanellën e Cluj, por Bakaj beson se ai mund të tregojë edhe më shumë derisa të ambientohet me klubin.

“Nuk është e lehtë në CFR. Kur je i ri dhe vjen në një ekip me përvojë, nëse përpiqesh të driblosh dhe të humbësh topin, të gjithë kërcejnë mbi ty”, tha Elis Bakaj, në Digi Sport Matinal, transmeton Paparaci.

Krasniqi ka shkëlqyer në tri sezonet e fundit me fanellën e Ballkanit para se të transferohej te Cluji. Në 105 ndeshje ai ka shënuar 39 gola, teksa ka asistuar 17 herë.

Përpos nga Lazio, Krasniqi kërkohet edhe nga skuadrat tjera të Serie A.

Të ngjashme