Krasniqi: Qëndroj këtu para jush, jo si një kriminel siç më përshkruan prokuroria

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar popullin e Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e ku tha se atij i ëshë mohuar që vitet e fundit të jetës së tij t’i jetojë në familjen dhe shtetin e pavarur, raporton Ekonomia Online.

“Përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës që dje e festuan pavarësinë e tyre, qytetarët që jetojnë në liri, pavarësi dhe në drejtësi. Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel, siç përshkruan aktakuzat e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në lufta për dinjitet njerëzor, nga një popull që refuzoi të zhdukej, të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Tashmë më shumë se pesë vjet burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimi politik dhe jetësor për jetë e liri, jam angazhuar që herët dhe për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi, kundër politikave të persekutimit dhe gjenocidit të regjimit serb, të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës. Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut, të garantuara nga Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe liritë themelore. Ndër to, më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij, për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë. Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt.”, tha ai.

“Të kesh kaluar 16 vite nga 75 vitet e jetës në burg dhe të jesh privuar nga ajri lirisë nuk është diçka e vogël, është diçka e madhe. Dalja ime publike me 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Cirez, Likoshan dhe Prekaz. Selimi është shprehur besim plotë se drejtësia do të vihet dhe do të kthehen në atdhe, raporton Ekonomia Online.

Në fund të fjalës përfundimtare, ai i është referuar një thënie se njerëzit që bëjnë diçka të mirë për atdheun, janë me fat.

“Gjatë luftës ndodhin shumë gjëra, ka kaos, frikë, veprime individuale dhe dhimbje të akumuluar nga vitet e tëra me shtypje. Lufta gjithmonë lë pasoja dhe viktimat e saj. Pikërisht këto viktima kanë nevojë për drejtësi të mbështetur mbi të vërtetën, sepse drejtësia që nuk mbështet në të vërtetën i lëndon viktimat për herë të dytë dhe shkatërron vetë qëllimin e saj. Pas gjithë asaj që dëgjuam nga palët gjatë këtyre viteve, kërkesa ime është e thjesht. Që vendimi të mbështet vetëm në atë që është provuar, dhe jo në atë që është sugjeruar. Në fakte, jo në hamendje, në ligje dhe jo përshtypje. Jam besim plotë që drejtësia, dhe vetëm drejtësia do të na kthejë në atdhe neve që jemi këtu të akuzuar… por mbi të gjitha falënderoj bashkëqytetarët tanë që besojnë në pafajësinë tonë, mbështetja e tyre ka bërë që prangat që më kanë rënduar të mos i ndjejë si barë, veçanërisht kur ato pranga tanimë nuk i rëndojnë Kosovës, sikurse kanë renduar gjatë gjithë kohës sa ishte nën pushtime  egër të Serbisë. Thuhet se njerëzit që bëjnë diçka të mirë për atdheun, janë me fat. Duket që unë jam njëri prej tyre”, tha ai.

Të ngjashme