Krasniqi: Koalicioni qeveritar i paaftë për të kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës plenare të datës 18 shtator.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se koalicioni qeveritar është i paaftë për të kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Është e dhimbshme që edhe për këtë çështje po bëhet politikë. Koalicioni qeveritarë është i pasinqertë dhe i paaftë për ta kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend”.

“Ju e dini se në mbledhjet e kryesisë as nuk kanë dashur ta diskutojnë. Në një muaj e gjysmë ka pasur vullnet prej opozitës që ta gjejmë një rrugëdalje për t’i harmonizuar qëndrimet tona. Asnjë vullnet nuk ka ekzistuar prej LDK-së”.

“Këta nuk janë të interesuar ta kapërcejnë këtë ligj. Këta edhe janë të paaftë edhe të pa interesuar për të kaluar ligje”.

Klikoni në linkun e mëposhtme për t’u informuar më shumë rreth kësaj seance

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme