Krasniqi-Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 13:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ia ka kujtuar kryeministrit Kurti që Kosova sot është në sanksione nga SHBA dhe BE, pikërisht për shkak të veprimeve të Kurtit.

“Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë dhe sa për që ti i ke mbështetur marrëveshjet, ti as Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, më të rëndësishmen për Kosovën nuk e ke mbështetë”, tha ai.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi vendosjen në rend të ditës të Rezolutës së propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, Krasniqi tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe VV-së nuk ka qenë kurrë konstruktive.

“Ju vini të kërkoni sot këtu konstruktivitet nga opozita, kur qasja juaj mund të jetë gjithçka, vetëm konstruktive s’ka qenë që nga dita që e keni marrë detyrën e kryeministrit, jo vetëm në raport me përfaqësuesit e qytetarëve që janë nga parti Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë ë opoztare, por para së gjithash në raport me qytetarët”, tha ai.

Krasniqi theksoi se Kosova sot është e sanksionuar dhe e përjashtuar prej programeve të ndryshme ndihmuese të BE-së për shkak të qasjes dhe veprimeve të kryeministrit Kurti.

“I kemi gati 500 milionë euro që i kemi votu ne deri tash këtu si opozitë bashkë me shumicën në çdo marrëveshje ndërkombëtare. Çka po ndodhë me to? As me i implementu nuk keni fillu, gjysmën prej tyre. Nuk je ti duke u brengosë bash as për punëtorin, as për asnjë kategori në Kosovë. E dëshmuat para pak minutash, gojën plot për policinë, nuk jeni në gjendje me miratu as një Rezolutë, e cila juve ju obligon pastaj me i bë tri veprime”, tha kreu i PDK-së.

Të ngjashme