Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, njëherësh nënkryetar i PDK-së, ka ironizuar me Lutfi Hazirin dhe Bajram Gecajn, të cilët ditët e fundit paralajmëruan se “LDK-ja do ta mposhtë PDK-në”.
Të dy këta, Krasniqi i ka quajtur ëndërrimtarë dhe iu ka sugjeruar që të shohin kush po del i dyti në zgjedhje, se sipas tij për vendin e parë është vërtet e padiskutueshme.
“Për ëndërrimtarët: Kqyrni kush po del i dyti, se për vend te pare nime është e padiskutueshme! #akenivendose? #Po! #edhe? #dihet!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Twitter.