Nënkryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se lista e kandidatëve të PDK-së do të ketë përmbajtje jo vetëm rajonale, por edhe të përfaqësimit të kategorive të ndryshme të sferave të interesit.
“Ka një numër të madh të njerëzve që do të jenë për herë të parë. Ka një numër të madh të grave që u garantohet sipas ligjit dhe çka është më e rëndësishmja, në këtë listë nuk ka asnjë person që ka aktakuzë në lidhje me korrupsionin, nepotizmin apo keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Krasniqi për RTV Dukagjini.
Krasniqi në një lidhje direkte nga selia e PDK-së tha se kjo do të jetë lista fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe siç tha ai, që nga nesër qytetarët do ta gjejnë veten në këtë listë.