Krasniqi: Në VV ekzistonte një dhomë me 20 veta brenda, ata merreshin me linçime publike

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi në një intervistë për lajmi.net ka folur për kohën sa ka qenë pjesë e VV-së.

Ai ka thënë se në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë ku kanë qëndruar 20 persona të cilët janë marrë me linçime publike ndaj atyre që kanë kundërshtuar VV-në.

‘’Në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë me 20 persona që janë marrë me linçime publike.Kush është larguar nga VV-ja është linçuar nga ata persona’’, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ishte deputetë në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2010-14.

Të ngjashme