Memli Krasniqi, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka shprehur keqardhjen që atmosfera e e fillimit të fushatës zgjedhore po ndikon në punën e Kuvendit dhe të Kryesisë.
Duke komentuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatohej për programin e Qeverisë, Krasniqi tha se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është pranuar dhe kjo seancë është mbajtur të dielën.
“Mirëpo për mungesë të kuorumit ata kërkuan që të ndërpritet. Tani, për vazhdimin e seancës vendos Kryesia e Kuvendit. Ata nuk ishin të interesuar të mbajnë seancë”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë.
“Më vjen keq që ata ishin në ethet e fushatës parazgjedhore”, deklaroi Krasniqi, raporton Ekonomia Online.