Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës kanë bërë homazhe për burrat e gratë që ranë heroikisht.
“Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj.
Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!”