Kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka kujtuar Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaqanikut, duke konsideruar si një moment historik për përpjekjen e e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.”
Krasniqi ka thënë se ky ishte një akt i guximshëm në rezistencën kundër pushtimit serbo-jugosllav.
“Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik.”
“Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës” shkroi Krasniqi.