Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur në interpelancën për rastin e Astrit Deharit tha se Kuvendi po tentohet të kthehet në proces gjyqësor, raporton Ekonomia Online.
“Kjo interpelancë po tenton ta kthej Kuvendin në proces gjyqësor. Vetëm disa javë më parë në kishim një debat të ngjashëm me rastin e sulmit me zollë drejt Kuvendit. Cili është qëllimi i kësaj interpelance?”.
Krasniqi ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast.
“A po kërkohet nga kryeministri ta marrë rolin e gjykatësit. Ministria e Drejtësisë ka iniocuar të gjitha procedurat për zbardhjen e rastit”.
“Pse ka nevojë që gjithçka të politizohet për interesa individuale. Nëse dëshironi qe Kuvendin ta kthejmë në trajtim të proceseve gjyqësore atëherë secili mund të sjellim raste të ndryshme”.