Krasniqi: Qytetarët e Malishevës, pa dallim janë mobilizuar maksimalisht për fitoren e Isni Kilajt

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Carrallukë e Drenoc të Malishevës, ku ka takuar aktivistët e mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera, që tashmë zyrtarisht mbështesin Isni Kilajn për kryetar të kësaj komune.

Krasniqi në një postim në Facebook shprehet se qytetarët e Malishevës, pa dallim janë mobilizuar maksimalisht për rikthimin e PDK-së me 14 nëntor në këtë komunë.

“Qytetarët janë më se të vendosur për ta ndërruar qeverisjen në Malishevë. Kjo përkrahje e tyre është garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e programit zhvillmor qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve, pa dallim.”, shkruan ai.

Të ngjashme