Edi RamA i fitoi zgjedhjet në Shqipëri duke bërë show me kartën e nacionalizmit. Ai është një showman, u tall me popullin shqiptar dhe asgjë nuk e ka seriozisht…
Kështu ka thënë për Ekonomia Online, profesori universitar Milazim Krasniqi, i cili ka theksuar se Rama ka përdorur nacionalizimin si një lojë për të kaluar më lehtë në mendjen e shqiptarëve.
“Edi Rama e njeh më mirë se çdo kush tjetër natyrën popullin shqiptar, një popull që thjeshtë ka dëshirë të tallet me vetveten, një popull që nuk ka projekt të qartë për të ardhmen. Ashtu që ai ka fituar duke luajtur lojë si me arushën duke luajtur si me një show, sepse ai është edhe një showman i jashtëzakonshëm dhe një artistë jashtëzakonisht i perfeksionuar. Rama ka luajtur më shumë me kartën e nacionalizmit, ndoshta do të luan përsëri më këtë kartë për nxitjen e nacionalizmit. Nuk e ka seriozisht besoj që të gjithë do të kuptojmë që e ka lojë sepse ai është showman”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se sa i përket sigurisë, kushdo që udhëheq me Shqipërinë nuk do të ketë të vështirë, për faktin se tashmë vendi amë është pjesë e Forcave Atlantike të NATO-s.
Ndërsa beson se Shqipëria edhe në të ardhmen do të ruajë parametrat makroekonomik të zhvillimit dhe se do të jetë faktor stabiliteti në rajon.
“Kushdo që e merr drejtimin e Shqipërisë tashmë është një vend i sigurt, është një vend që është pjesë e NATO-s , nga pikëpamja gjeopolitike është vend me mbrojtje. Prandaj edhe demokracia atje vjen edhe duke u mësuar, por rrezik për sigurinë dhe stabilitetin nuk ka. Ndoshta me një program më të mirë ekonomik do të zhvillohej më shpejt por edhe me këtë zhvillim unë besoj që Shqipëria do të ruajë parametrat makroekenomik të zhvillimit do të jetë faktor i stabilitetit në Ballkan”, është shprehur Krasniqi teksa ka thënë se Edi Rama politikën grindavece të shtetit shqiptar e ka shndërruar në një politikë të show-it dhe humorit, e që sipas tij kjo është gjëja më pozitive në skenën politike shqiptare.