Memli Krasniqi nga Grupi Parlamentar i PDK-së tha se duhet të kërkohet llogari lidhur me depërtimin e 6 shtetasve turq.
“Padyshim që edhe në këtu edhe qytetarët janë të shqetësuar për dje dhe besoj se janë dy arsye kryesore, e para ndërlidhet me respektimin e të drejtave të njeriut dhe arsyeja tjetër është paqartësia në vendimmarrje që besoj se nuk e ka bërë askënd të ndihet mirë”.
“Besoj se përtej deklarimeve politike ne sot dhe ditëve më vijim kemi nevojë për informata të sakta për ndodhitë që ndodhin. Kuvendi i Kosovës besoj se duhet të njoftohet për ngjarjen e djeshme. Në anën tjetër unë besoj se përgjegjësia për secilin është e përcaktuar dhe duhet të kërkohet llogari prej tyre. Por besoj se sot është herët për të kërkuar përgjegjësi pa pasur qartësim të arsyeve se përse ka ardhur deri të aksioni i djeshëm”, tha ai.