Kredia për skemat pensionale, LDK-ja kundërshton marrëveshjen ndërkombëtare

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja ndërkombëtare për financimin e reformës në skemat pensionale rrezikon që për herë të tretë të dështojë të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. LDK-ja është shprehur sërish kundër marrëveshjes, të cilën Ministria e Financave kërkon me ngulm ta kalojë. PDK-ja ka ndryshuar qëndrim për marrëveshjen. Ka thënë se do ta votojë atë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do ta votojë as sot, për herë të tretë, marrëveshjen ndërkombëtare për marrjen e kredisë në vlerë 47 milionë euro për të paguar skemat sociale.

LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë pro një marrëveshjeje që parasheh pagesat e skemave sociale.

“Çfarë qeverie është ajo që nuk arrin t’i paguajë vetës skemat sociale”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti tha se “nuk ka kuptim” marrja e kredisë për pagesat e skemave sociale.

“Ashtu siç u tha kjo marrëveshje vjen për të treten herë në kuvend dhe nuk ka ndryshu asnjë pikë, asnjë presje. Vërtet është praktikë e re kjo që disa grupe parlamentare të pozicionohen kundër marrëveshjeve ndërkombëtare. Por, është praktikë e re që qeveria është në zor për të marrë mbështetje për një marrëveshje ndërkombëtare për skema sociale”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka thënë se gjashtë milionë euro nga kjo kredi do të shkojë për asistencë teknike, 15 milionë të tjera për mbulimin e pagesave nga viti i kaluar, ndërkaq 26 milionë euro për zhvillimin e skemave të reja sociale.

Të ngjashme