Krim brenda familjes në Greqi, motra mbyt motrën me rripin e një çante

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku motra i mori jetën motrës së saj duke përdorur një rrip çante.

Motrat, njëra 73 dhe tjetra 75 vjeç, thuhet se kishin probleme të shëndetit mendor, shkruajnë mediat greke.

Nipi i grave të moshuara dëgjoi zëra nga shtëpia e tyre dhe shkoi për të parë se çfarë ndodhi. Kur kuptoi se kishte ndodhur ngjarja e rëndë, njoftoi policinë, raporton TCH.

Motra u arrestua menjëherë nga policia greke dhe u ngrit një çështje kundër saj për vrasje me dashje.

Të ngjashme