Kritikohet Strategjia e Qeverisë për zhvillim industrial e mbështetje të bizneseve – Të përfshihen disa sektorë e të rritet buxheti

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 12:25 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Riinvest në kuadër të “Debate në Riinvest” ka trajtuar dy dokumente lidhur me politikat industriale: Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 dhe Towards Effective Industrial Policy in the Western Balkans, të publikuar nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest, tha se politikat industriale janë tema të rëndësishme që do të duhet të diskutohen e që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik.

“Politika industriale gjithnjë e më shumë po bëhen temë e qeverive për të nxitur zhvillimin ekonomik. Nga fundi i viteve 70 ato kanë humbur rëndësinë, pas krizës financiere të vitit 2008 këto politika janë kthyere në përdorim nga shtetet. Ne konsiderojmë që është e rëndësishme që të diskutohet kjo temë duke marr parasysh që edhe Qeveria e ka bërë Draftin e strategjisë për zhvillim industrial”, tha ai.

Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest, tha se Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030, i projektuar nga Qeveria e Kosovës orientohet në pesë objektiva.

Sipas tij, ky draft nuk ofron informata të mjaftueshme për arritjen e objektivave dhe se ajo që bie në sy është edhe buxheti i kufizuar.

“Fillimisht ky dokument për dallim prej dokumenteve strategjike është koherent me dokumente e tjetra strategjike. E shohim një ndërlidhje të objektivave të kësaj strategjie me strategjinë e gjelbër të Ballkanit perëndimore. Ky draft është i orientuar në 5 objektiva industriale, ky draft ka një vizion ambicioz ku brenda një periudhe 8 vjeçare synon transformimin industriale. Dokumenti si i tillë nuk ofron informata të mjaftueshme për arritjen e objektivave, ajo që bie në sy është edhe buxheti i kufizuar. Një prej objektivave kyçe të kësaj strategjie që është objektiva e parë, është i mbështetur në themelimin e dy institucioneve te reja, Fondin Sovran dhe Banka Zhvillimore edhe pse ende nuk është e çartë se kur do të fillojnë këto institucione”.

“Tjetër çështje që lenë për të dëshiruar e cila nuk është e laburuar qartë, pa ndonjë analizë të detajuar të sektorëve. Fokus ka vetëm industritë përpunuese, industrinë e plastikës dhe gomës, përpunimin e drurit, metalit, ushqimit… ICT, turizmi dhe industritë kreative nuk janë të përfshira fare. Konsideroj që këto sektor do të duhet që të ishin të përfshirë në këtë dokument. Një prej vërejtjeve që konsideroj është mungesa e një qasje që ka fokus ndryshimet sistemike”, tha ai.

Branimir Jovanoviç, ekonomist në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, tha se në Draftin e strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 janë përfshirë politikat sociale dhe ato të aspekti mjedisorë.

“Do të filloj me aspektet pozitive, dokumenti po më pëlqen, qeveritë e Ballkanit po flasin për këto, ky është një zhvillim pozitivë. Strategjia më pëlqen, është e përgatitur mirë. Flet për dy pika, e para për politikën sociale, punësimit e të tjerat dhe për aspektet mjedisore. Andaj me pëlqen. Më pëlqejnë edhe objektivat mendoj që janë të definuar mirë”, tha ai.

Ai me këtë rast pati edhe disa kritika, ku tha se në këtë strategji do të duhej që të përfshiheshin më shumë sektor.

“Dua të theksoj edhe disa kritika, e pra ka të bëjë me parime metodoligjike. Nuk synoj që të ruaj status kohën e ekonomisë, por synon që të bëjë kërcime të mëdha, nga gjendja aktuale ne një gjendje të zhvilluar, pjesa selektive nuk duhet të targetoj të gjitha. Duhet të jetë qasja selektive, duhet të përzgjidhen disa sektor dhe të mbështeten ata sektor dhe kjo pjesë nuk është sa duhet në planin”.

“Ne dokument janë vetëm dy sektor, prodhimi i drurit dhe ajo e gomës, nuk mund të zhvillohet ekonomia vetëm më dy sektor, duhet të targetohen më shumë sektor. Me industri nuk nënkuptohet vetëm prodhimi, por çfarëdo aktiviteti që ka potencial për tu zhvilluar. E dyta mendoj që duhet të theksohet më qartë në dokument është raporti me investimet e huaj direkte dhe duhet të cekte se cila është strategjia e ardhshme për ti tërhequr investimet e huaja”, tha ai.

Petrit Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik, tha se në këtë dokument nuk ka pasur një metodologji shumë të qartë e që sipas tij, dokumenti si i tillë mund të sjellë edhe të mira edhe problem të caktuara, raporton EO.

“Për një kohë të gjatë këto politika nuk kanë qenë të mirëpritura, tash ka një rikthim të madh të politikave industriale që mendoj që është e mirë. Problemet qëndrojnë më këtë politik edhe më tutje. Problemet janë që kjo politik mund të shkaktoj probleme edhe më të mëdha. Një çështje që e vërejta nuk e pashë një metodologji shumë të qartë te theksuar që është zhvilluar dokumenti”.

“Dokumenti si i tillë mund të sjell edhe të mira edhe problem të caktuara, duhet të ketë një bazë të fuqishme metodologjike. Për secilën çeshite që është ngritur duhet të jetë një mendim prapa. Ky rishikuam nënkupton që duhet të bëhen analiza të vazhdueshëm se a po ka ndikim. Një element i rëndësishme është edhe transparenca dhe llogaridhënia që duhet të integrohen në këtë politikë”, tha ai.

Edhe Besnik Krasniqi, nga Fakulteti Ekonomik, pati disa kritika në lidhje më këtë dokument.

“Do t’i jap disa kritika por pa dyshim që Dokumenti është një avancim shumë i madhe. Nuk hasa që ky dokument nuk i referohet disa dokumenteve të brendshme dhe që diskuton për analizën e vlerës në disa sektor. Sektori i bujqësi që viteve të fundit ka pasur shumë subvencionim që nuk ka pasur rezultate”.

“Të politikat industriale politika që ka të bëjnë me kosto dhe përfitimet. Unë i kam vërejtët me disa sektor, të përzgjedhje e sektorëve ndikimi i tyre është minimal. Një çështje tjetër që mendoj që është theksuar shumë janë aspekte e punësimit, nuk duhet që në këto strategji nuk duhet të theksohet shumë punësimi. Një prej problemeve janë mos përfshirja e politikave horizontale”, tha ai.

Të ngjashme