Kriza energjetike – Rizvanolli kërkon nga deputetët ta votojnë zgjatjen e masave emergjente

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 12:08 | Nga Fitore Berisha

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët ta mbështesin vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, shtoi se do të sjellin në Kuvend një amendament të ligjit i cili u lejon që zgjatjen e masave për periudha më të gjata.

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjie elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese”.

“Ne së shpejti do të sjellim në Kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për Kuvendin dhe Qeverinë”, theksoi ajo.

Të ngjashme