Kriza në kufirin e Polonisë – Bjellorusia siguron strehim të përkohshëm për 1,000 emigrantë

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Bjellorusia ka thënë se është siguruar strehimi i përkohshëm për rreth 1,000 emigrantë që jetonin në kampe në kufirin e saj me Poloninë, në përpjekje për të hyrë në BE.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Polonia konfirmoi se kampi i madh i emigrantëve në anën e Bjellorusisë së kufirit po zbrazej të mërkurën.

Për muaj të tërë, mijëra burra, gra dhe fëmijë janë grumbulluar në kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë.

Bjellorusia është akuzuar se ka shtyrë emigrantët – kryesisht nga Lindja e Mesme – drejt kufirit për të destabilizuar BE-në.

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mohuar vazhdimisht pretendimet për inkurajimin e emigrantëve në kufi si shenjë hakmarrjeje për sanksionet e BE-së.

Kriza kufitare arriti ‘pikën e vlimit’ të martën pasi forcat polake përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të zmbrapsur emigrantët që përpiqeshin të kalonin në vend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme